Vuçiq: Kemi pasur kontakte me shqiptarët, do t`i zgjidhim problemet

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq beson se problemet në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës do të zgjidhen në mënyrë paqësore, racionale dhe të arsyeshme, dhe theksoi se automjete të blinduara dhe pushkë të gjata nuk janë pjesë e zgjidhjes.

“Ne kemi pasur kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë dhe besoj se mund t`i zgjidhim të gjitha problemet në një mënyrë të qetë, racionale dhe të arsyeshme” tha Vuçiq në Davos të Zvicrës ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, raporton “Tanjug”.