Vuçiq: Maqedonia do të votojë për Kosovën në UNESCO

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se e di që Maqedonia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Sipas tij, tërheqja e diplomatëve nga ambasada në Shkup ishte mënyra që Serbia t’i thotë Maqedonisë se “e dimë se çfarë po bëjnë”.

“E dimë çfarë bëjnë, asgjë të keqe nuk iu dëshirojmë edhe pse kanë pranuar Kosovën, edhe pse do të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Vuçiq për RTS.