Vuçiq: Një herë i thashë Edita Tahirit “hajde, dil tash”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka dashur të komentojë deklaratën e ministres në detyrë për Dialog të Kosovës Edita Tahiri, se nuk do të jetë pajtim pa kërkim faljen e Serbisë për luftë dhe gjenocid në Kosovë.

Ai ka thënë për mediat serbe, se “një herë e ka nxjerrë jashtë Edita Tahirin” nga një takim në Bruksel.

“Humb çdo kuptim nëse hyni në ndonjë lloj të komentimit të deklaratave të saja. Një herë i kam thënë asaj në bisedimet në Bruksel – ‘hajde, dil tash’, dhe ajo është dashur të dalë. Nuk desha të vazhdoj bisedën, pasi që ndonjëherë nuk ka kuptim të dëgjoni dhe të përgjigjeni, më mirë është që të hesht dhe të mos them asgjë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka vlerësuar se “zgjidhja e statusit të Kosovës është njëra nga çështjet kryesore”.