Vuçiq porosit serbët të jenë të qetë dhe të luftojnë për të vërtetën

Vuçiq porosit serbët të jenë të qetë dhe të luftojnë për të vërtetën

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq gjatë takimit që pati me përfaqësuesit politik serb në Kosovë, ka theksuar se serbët duhet të jenë të qetë dhe të luftojnë për të vërtetën duke shtuar se nuk pranojnë çdo gjë që shqiptarët propozojnë për ta.

“Ne ndoshta pranojmë çdo gjë që na e propozohet, por tani është fjala për diçka e cila nuk do të pranohet, vetëm pse fajësohemi për çdo gjë nuk do të thotë se jemi përgjegjës për gjithçka”, ka thënë Vuçiq në Rashkë, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Vuçiq ka shtuar se njerëzit duhet të dinë se ka shumë prova dhe dëshmitarë që ai mund t’i vë në dukje.