Vuçiq: Shqiptarë mos na i ktheni armët, sepse nuk lejojmë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se hapat të cilët i ka ndërmarrë Prishtina, në siç e ka quajtur ai, rihapjen e linjës hekurudhore nga Beogradi në Mitrovicë, kanë provokuar një konflikt të hapur në Ballkanin Perëndimor, shkruan Tanjug.

Gjatë një pauze kur doli nga mbledhja e Zyrës për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë, ka shtuar, “Shqiptarët e Kosovës dhe Metohisë as mos ta mendojnë që t’i kthejnë armët drejt serbëve, sepse Serbia nuk do ta lejojë këtë”.