Vuçiqi nuk e di se kush është kryeministri aktual i Maqedonisë (Video)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë televizive për servisin publik serb ka shpjeguar gjendjen momentale të Maqedonisë, duke vënë theksin, sipas tij se, nuk dihet se kush është dhe çfarë emri ka kryeministri i Maqedonisë, duke shtuar se këtë nuk e dinë as qytetarët e Serbisë dhe se vetë ai rastësisht e di sepse e ka parë dy herë,

-Kush është sot kryeministër? Nuk dihet. Nuk e dinë as edhe qytetarët, thotë Vuçiq.

Videoja është e shoqëruar edhe me anketën e qytetarëve serb ku shihet se një pjesë e tyre nuk e dinë se kush është sot kryeministër i Maqedonisë dhe se asnjëri nuk ka dëgjuar për Emill Dimitriev i cili momentalisht është duke e udhëhequr qeverinë më shumë se një vit.