Vuthaj, bukuria e trevës etnike shqiptare

Në Vuthaj, aty ku historia ndërthuret me natyrën turistike

Vuthaj, kjo trevë etnike shqiptare shtrihet midis tre kufijve shtetëror Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi.

Në pjesën shqiptare ze vend në Malësinë e Madhe në zonën e Kelmendit. Sot drejt saj ka një rrugë te re e të bukur që mund të udhëtohet në çdo stinë.

Qysh në lashtësi ka qenë e njohur me emrin “Vuthaj” ose “Katundi Vuthaj”.

Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe të banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare në zemër të alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale të veçanta.

 

vuthaj1