Waffels, ëmbëlsirë për mëngjes

Të lehta në përgatitje dhe shumë të shijshme për mëngjese
Përbërësit: 2 vezë, gjysmë luge qaji krip, 450 ml qumësht, 4 lugë gjalpë e shkrirë ose margarinë, 2 lugë sheqer, 2 gota miell,  2 lugë qaji pluhur për pjekurina (pecivë).
Udhëzimet: Marrim një enë rrahim vezët pastaj vendosim të gjithë përbërësit e tjerë një nga një, i përziejmë kështu derisa të fitojmë një masë kremoze.
Embëlsirat waffels kanë tosterin e tyre të veçantë, kështu nxehim tosterin në maksimum, pastaj derdhim brumin e përgatitur, i pjekim derisa të fitojmë ngjyrën e dëshiruar të pjekjes.
Waffel-it e pjekur mundë t’i servojmë me reçel, marmalatë, djathë apo me gjerat tona tjera të preferuara, mjafton që të përgatisim brumin.
Të lehta dhe tepër të shijshme!