Walker thotë se ka një projekt unifikimi për shqiptarët

Ish-Ambasadori i OSBE

-së në Kosovë, William Walker në fjalën e tij në tubimin për shënimin e 17 vjetorit të themelimit të AAK-së, ka thënë se prania e tij në Kosovë  lidhet me një projekt të ri në të cilin është duke punuar.

“Qëllimi i këtij projekti që jam duke punuar është për të gjithë shqiptarët, në Kosovë në diasporë, në Shqipëri. Jam duke punuar në një projekt të përbashkët të unifikimit të tyre. Pra, kam ardhur këtu dhe ky projekt që kam themeluar është me i sjellë shqiptarët kudo që janë në një projekt të përbashkët, t’i bëjmë shqiptarët bashkë”, ka deklaruar Walker.

Ai ka thënë se pas çlirimit dhe pavarësisë është koha që shqiptarët t’i materializojnë të arriturat e tyre.

“Tani është koha pas pavarësisë hapi i fundit është që të gjithë ju të bëheni bashkë dhe t’i materializoni të gjitha ato të arritura”, tha Walker.