WD: Ja si duhet ta fitojë Kosova vëmendjen e Donald Trump

Gazeta amerikane The Washington Diplomat ka shkruar për raportet Kosovë –SHBA dhe afeksionin e kosovarëve ndaj ish –Presidentit Clinton.

Në një shkrim – bisedë me Ambasadoren e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, gazeta amerikane The Washington Diplomat, ka shkruar për raportet Kosovë –SHBA dhe afeksionin e kosovarëve ndaj ish –Presidentit Clinton. E tani duket se ka ardhur koha për një statujë tjetër…

Por, Washington Diplomat duke shkruar për Clinton i cili me veprimet e tij Kosovës ia siguroi pavarësinë, tani thekson se për të fituar pikë në Shtëpinë e Bardhë Kosovës i duhet një statujë e artë e Trump.

“Këto ditë, ndoshta një statujë e artë e Donald Trump ose së paku një Hotel Trump – mund të ishte më i dobishëm kur është për të siguruar mbështetje në Shtëpinë së Bardhë” shkruan Washington Diplomat.

“ Në fakti, askush nuk e di nëse Presidenti do të merret me Ballkanin ose se a do të merret fare me ta, duke pasur parasysh mungesën e ndjeshmërisë ndaj detajeve, admirimin e tij ndaj Presidentit Putin, dhe qasjen armiqësore ndaj NATO dhe Kombeve të Bashkuara” shkruan Washington Diplomat.