World Soccer: Kosova, shtet i ri me probleme të reja

Mediumi i njohur i futbollit World Soccer i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve të fundit në Kosovë

Për pak momente, çdo gjë – me përjashtim të disa flakadanëve që kishin mbushur fushën – ishte zhdukur nga pamja. Ishin zhdukur dy minare të bardha që zakonisht shihen nga stadiumi i Gjilanit.

Ishin zhdukur dy rreshta të policisë së trazirave që po patrullonin para tribunës kryesore me rreth 10 mijë tifozë përballë, të gjithë të mbuluar me një re monstruoze të kaltër të krijuar nga tymi. Në anën tjetër të fushës, një skenë e ngjashme po ndodhte, por reja e tymit ishte e kuqe.

Dëshmia e vetme që po luhej një ndeshje e futbollit ishte zhurma e madhe e daulleve dhe brohoritjet që po rriteshin nga mjegulla e krijuar.

Ishte hera e pestë që referi ndërpreu ndeshjen më të madhe në Superligën e Kosovës në futboll, derbin e qytetit mes të kuqve të Gjilanit dhe të kaltërve të Dritës. Në 20 vitet e fundit kjo përballje ka mbledhur dhjetëra e mijëra tifozë, megjithëse Kosova mbetet në harresë politike dhe sportive pas luftës për pavarësi nga Serbiam shkruan KD.

Lufta la të vdekur mijëra dhe la Kosovën si republikë të vetëdekluar, ndonëse zyrtarisht është e panjohur nga Kombet e Bashkuara. Derbi i Gjilanit ka një rëndësi më të madhe sot. Në maj, Kosova është pranuar nga UEFA. Pas viteve të izolimit, të bllokuar nga pjesa tjetër e botës së futbollit, këtë stinor kampioni i Kosovës do të kualifikohen