Xavi: Kross është pasardhësi im

 

Xavi nuk ka kursyer lëvdatat për mesfushorin e Real Madridit.

Edhe pse është larguar nga Barcelona, Xavi Hernadez mbetet ikonë e klubit katalanas dhe një ndër tifozët më të mëdhenj të kësaj skuadre.

Pavarësisht dashurisë që ka për ngjyrat blaugrana, 37-vjeçari nuk e ka problem të lavdërojë lojtarë të Realit të Madridit, veçanërisht gjermanin Toni Kross, për të cilin mendon se do të jetë protagonist kryesor në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Kross është motori i lojës së Realit. Nga mënyra sesi luan, me kujton veten. Ai është pasuesi im në atë pozicion”, ka thënë ish-reprezentuesi i Barcelonës.

Tutje Xavi ka shtuar se nuk mund të bëjë tifo për Realin në finale.

“Si tifoz i Barcelonës nuk më lejohet të jem me Realin. Sepse nëse Reali shkon mirë, do të ishte keq për Barçën dhe anasjelltas. Kështu ka qenë gjithmonë”, ka përfunduar ai.