Xhaferi e bën horr Gjorçevin, shko ulu në vendin tënd (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, u detyrya që për 3 minuta të qortojë deputetin e VMRO-DPMNE, Vlatko Gjorçev, i cili pa mos marrë asnjë të drejtë të fjalës nga kryetari Xhaferi, përpiqet të flasë nga foltorja e Parlamentit, përcjell TetovaSot.

“Vlatko shko ulu në vendin tënd. Vlatko, ju lutemi të uleni, kur do të merrni fjalën, atëherë ju mund flisni”, i tha Xhaferi deputetit Gjorçev, i cili refuzoi të dëgjojë spikerin e Kuvendit.

Pasi e pa se nuk ka mirëkuptim Xhaferi dha pushim deri në ora 18.