XHAFERI: MO-ja forcon karakterin multietnik të shtetit

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, në paraqitjen e tij sonte tha se Marrëveshja e Ohrit dhe parimet e saj paraqesin mënyrën e vetme me të cilët në shtet do të zhvillohet demokracia, forcohet karakteri multietnik dhe gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë do i ndjejnë gjitha të drejtat.

“Që të jetë kjo realitet, janë të nevojshëm politikanë vizionarë me përgjegjësi të madhe dhe vullnet të fortë politik, pra politikanë që unifikojnë dhe nuk ndajnë qytetarët e vet”, ka thënë Xhaferi