Xhaferi: Seanca për zgjedhje të qeverisë varet nga mandatari

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot deklaroi se do të caktojë seancë për zgjedhje të qeverisë pasi që mandatari Zoran Zaev deri te Kuvendi do të propozojë Propozim-program dhe Propozim-përbërje të qeverisë së re. paralelisht me këtë seancë do të mbahet edhe seancë për ndryshime të Kodit zgjedhor gjegjësisht për caktim të datës për mbajtje të zgjedhjeve lokale.

“Caktimi i seancës varet nga mandatari. Në momentin kur do të marr material do të caktojë seancë. Paralelisht do të shkojnë dy seanca, për zgjedhje të qeverisë dhe për zgjedhjet lokale”, tha Xhaferi.

Xhaferi në deklaratën pas dhënies së deklaratës në Prokurorinë Publike të RM-së për ngjarjet nga 27 prilli në Kuvend, tha se e gëzon fakti që Ivanov e ka dhënë mandatin për formim të qeverisë, dhe tha se me këtë ai kontribuon që të mos krijohet praktikë e keqe në jetën parlamentare në Maqedoni.

“Më gëzon fakti se zotëri Ivanovi e reflektoi dhe e përmbushi atë që e prisja. Me këtë në instancë përfundimtare kontribuon që të mos krijohet praktikë e keqe në jetën parlamentare në Maqedoni në kuptim të vendosjes individuale ose për vullnetin e dikujt. Por besoj se do të ketë kohë derisa është jashtë shtetit që me kokë të ftohtë të mendojë se ai me vendimet dhe me procedurën e tij ka kontribuar drejt gjendjes në vend në kuptim të asaj që ndodhi më 27 prill”, tha Xhaferi.

Sipas tij, me siguri Ivanovi do të vetëdijesohet dhe më nuk do të futet as ai e as ndonjë bartës tjetër i ndonjë funksioni publik që të mos ndërmerr obligime të cilat nuk i përkasin me ligj dhe Kushtetutë.

“Kjo është rruga përmes të cilës hapet që të gjithë ato procedura legale në Kuvend të përfundojnë siç ka hije në një demokraci parlamentare.

Xhaferi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se nëse ka komunikim me deputetët e VMRO-DPMNE-së, tha se komunikim ka dhe se nuk i ka rrënuar të gjithë urat para tij.

“Kam lënë mundësi edhe para edhe pas vetes që të kem urë, të komunikoj me të gjithë siç duhet të komunikoj. Unë jam kryetar i Kuvendit dhe nuk mund të sillem si person siç konsideron dikush, si kryetar i Kuvendit në mënyrë adekuate kam lënë mundësi dhe urë për komunikim dhe ai komunikim ekziston dhe në mënyrë adekuate ka përgjigje”, tha Xhaferi.