Xhaferi takoi raportuesit e Këshillit të Evropës, diskutuan për zhvillimet politike në Maqedoni

 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, u takua me raportuesit e Komisionit për respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare që ndërmerren gjatë anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Raportuesit Lise Christoffersen nga Norvegjia dhe Valery Girechi nga Moldavia, janë duke zhvilluar vizitën dyditore në Maqedoni.

Bashkëbiseduesit kanë folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të vitit 2016, tejkalimin e krizës politike, gjendjen e tanishme politike dhe zgjidhjen e sfidave që vijnë