Xhaka: Do jem gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren

Mesfushori i Bazelit, Taulan Xhaka përmes një postimi në Facebook njoftuar se do jetë gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren, në çdo kohë do të jetë aty dhe kurrë nuk e ka menduar dy herë këtë vendim, “jam krenar që përfaqësoj Kombëtaren kuqezi”.

“Të nderuar tifozë dhe i nderuar opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë. Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Panucci kam pas kontakt pozitive. Unë Taulant Xhaka jam gati edhe do jem gjithmonë gati për Kombëtaren kuqezi. Unë do jem gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren.  Në çdo kohë do jem aty dhe kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim. Jam krenar që përfaqësoj Kombëtaren kuqezi. Falënderoj trajnerin për interesimin edhe angazhimin”, thotë Xhaka.

Taulant Xhaka pati përplasje me ish-trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi, ku braktisi grumbullimin e kuqezinjve. Mbetet për t’u parë nëse futbollisti i lindur në Bazel, do të grumbullohet për sfidën e 2 shtatorit ndaj Lihtenshtejnit.