Xhaka lojtari më i mirë takimit të Superkupës së Anglisë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është zgjedhur sot lojtari më i mirë i finales së Superkupës së Anglisë.

Arsenali i Arsene Wenger ka fituar sot Superkupën e Anglisë për vitin 2017. “Topçinjtë” mposhtën Chelsean 4:1 pas ekzekutimit të penaltive, derisa koha e rregullt përfundoi 1:1.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, bëri paraqitje mbresëlënës, duke u zgjedhur në fund edhe lojtari i ndeshjes.