Xhaka takohet me “Arifhikmetin” dhe Blerim Destanin

Xhaka takohet me “Arifhikmetin”

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, ka njoftuar se është takuar me dy aktorët e njohur shqiptarë, Blerim Destani dhe Xhevdet Jasharin.

Ai e ka konfirmuar takimin me Jasharin që luan rolin e “Arifhikmetit” në serialin e njohur “O Sa Mirë”, përmes një fotografie të postuar në Facebook.

“Më vjen mirë që ju pash vëllezër”, ka shkruar ai.

“Arifhikmeti” njihet si adhurues i madh i futbollit dhe klubit shqiptar nga Maqedonia Shkëndijës.