Xhaketa e shtrenjtë e Melanie Trump shkakton stuhi në rrjetet sociale

 

Vendimi i zonës së parë të SHBA-ve, Melanie Trump që në Sicili, ku bashkëshorti i saj mori pjesë në samitin e G7, të paraqitet në xhaketë me dizajn me lule të shtëpisë së modës Dolce and Gabana prej 51.000 dollarësh, shkaktoi stuhi në rrjetet sociale.

Dizajneri Stefano Gabana lavdëroi përzgjedhjen e garderobës së Melanie në rrjetin shoqëror Instagram, derisa të tjerët, shumica e tyre njerëz të klasës së mesme punëtore në SHBA, pyetën përse xhaketa kishte kushtuar aq e shtrenjtë, shkruan gazeta Washington Post.

Një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe ish-zonjës së parë amerikane Michel Obama më 2009, kur në një ngjarje në Uashington u paraqit me atlete të brendit Lanvin prej 540 dollarësh.

Gazeta amerikane vlerëson se dallimi në çmimin ndërmjet xhaketës së shtrenjtë së Melanie dhe atleteve të Michel është e dukshme, por poenta është e njëjtë – “turpi i modës”.

Përzgjedhja e garderobës mund të jetë shumë simbolik, ashtu që zgjedhja e markës Dolce and Gabana, brendit italian i cili është thellësisht i inspiruar me kulturën siciliane, ka kuptim, transmeton KosovaPress.

Dizajneri Stefano Gabana ka bërë të ditur gatishmërinë për të bashkëpunuar me zonjën e parë amerikane dhe atë në momentin kur asaj shumë dizajnues ia kanë kthyer shpinën për shkak të mos pajtimit me politikën dhe temperamentin e bashkëshortit të saj Donald Trump.

Washington Post shton se pyetje bazike është se sa vlen moda me të vërtetë dhe çfarë porosie Melanie ka përçuar duke veshur një xhaketë prej mbi 50.000 dollarësh. Melanie Trump kishte me vete edhe çantën me të njëjta ngjyra kur ishte në drekë me bashkëshortet tjera të liderëve të G7, në Katania, ku për nikoqir ishte prefekti i këtij qyteti.