Xhaxhai trajner “hakmerret” për nipin (VIDEO)


Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur pas ndeshjes së boksit mes Andre Dirrell dhe Jose Uzcategui, e vlefshme për titullin e kampionit botëror për peshat super të mesme. Ndeshja u fitua nga Dirrell, pasi kundërshtari i tij u skualifikua për goditje të vazhdueshme poshtë belit, por këtu ndodhi edhe çudia.

Leon Lawson, xhaxhai trajner i kampionit Dirrell, i nervozuar për goditjet poshtë belit ndaj nipit të tij, shkon dhe hakmerret ndaj boksierit Uzcategui. Lawson i ka dhënë dy goditje të njëpasnjëshme në fytyrë boksierit, fillimisht me të majtën dhe më pas me të djathtën, duke i dhënë në këtë mënyrë, edhe një leksion Dirrell-it, se si duhet të boksojë në ring, për të mposhtur kundërshtarët.

Jose Uzvategui, i gjetur i papërgatitur nga ky grushtim, u dëmtua dhe u dërgua për të marrë ndihmë edhe në spitalin e traumës, në ëashington, ndërsa Lawson po kërkohet nga policia, me akuzën për sulm të shkallës së parë dhe të dytë, për të cilat rrezikon deri në 25 vite burg. “Më vjen keq për atë që bëri trajneri im.

Ai është familja ime, është xhaxhai im dhe ishte i shqetësuar. Ju lutem, faleni!”, tha Dirrell pas ngjarjes.