Xhemail Çupi: Duhet ta largojmë idenë e liderit, ne duhet të kemi menaxherë

ë Dibër ka njerëz që mendojnë ndryshe, vizionarë për qytetin e tyre dhe që nuk do të veprojnë njëjtë sikur udhëheqësit e deritanishëm të kësaj komune. Kështu u shpreh gjatë një interviste ekskluzive për Medial.mk Xhemail Çupi, kandidat i Lëvizjes BESA për këtë qytet. Çupi thotë se ai dhe ekipi i tij e njohin mirë këtë popull dhe që një dibran mendon gjatë përpara se t’i jap verdiktin dikujt.

Çupi gjithashtu tha se Dibra fatmirësisht është një nga qytetet prej të cilit dalin një numër i madh i studentëve, por që për fat të keq pas përfundimit të studimeve ose ngelen në qytetet ku studiojnë ose kthehen në Dibër për të punuar si kamerier apo taksi vozitës.

“E para që do ta bëjmë është që ne me një proces shumë të avancuar në vendimmarrje, pavarësisht kompetencave ligjore që ka kryetari i këshillit komunal, ne kemi bërë një partneritet me ‘Frymën e re’ dibrane por edhe me shoqërinë civile që mos t’i japin shumë pushtet kryetarit. A e dini se në Dibër ende pa mos u zgjedh kryetar, njerëzit të thërrasin kryetar. Ne duhet të largojmë njëherë e përgjithmonë idenë e liderit, ne duhet të kemi menaxherë dhe ajo që unë ofrojë para qytetarëve është se unë do të jem një menaxher i mirë për grupin tim, ekipin tim, nuk i quaj as këshilltarë pasi edhe kjo fjalë është fjalë e ulët. Unë do të kem ekip me profesionistë, me juristë, me ekonomistë, njerëz kompetent për në urbanizëm, për në administratë dhe ne bashkë me ta procesin e vendimmarrjes do ta bëjmë në një formë të tillë që kur të bëjmë një projekt të caktuar, ‘Fryma e re’ në bashkëpunim me kryesinë e degës, do ta bëjnë projektin dhe ta paraqesin para nesh, unë më pas do ta paraqes para publikut e më pas kjo do të kthehet e të shkojë në këshillin komunal”, u shpreh Xhemail Çupi, kandidat i Lëvizjes BESA për qytetin e Dibrës.