Xhemaili “boom” … “boom”

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, anëtar i kombëtares së Zvicrës, kontribuoi në fitoren bindëse të Bologna-s me rezultat 3:0 kundër Pescara-s, në ndeshjen e javës së 17-të në Serie A. Xhemaili shënoi eurogol dhe la të shtangur vendasit. Pescara bëri paraqitje të dobët dhe zhgënjeu tifozët e saj. Në minutën e 16-të, Verre u përjashtua nga loja për shkak të një ndërhyrje të ashpër dhe Pescara mbeti me një futbollist më pak. Në fakt Ledian Memushaj e Rey Manaj u paraqitën për Pescara-n, por të pa forcë t’i kundërvihen Bologna-s që kishte epërsinë numerike plot 74 minuta. Në minutën e 36-të, Manaj u zëvendësua, kurse në anën tjetër, Xhemaili me ekipin e tij treguan lojë jashtëzakonisht të mirë. Në minutën e 7-të, Masina kaloi në epërsi mysafirët, ndërsa Xhemaili pas një veprimit të mirë nga rreth 18 metra shënoi eurogol dhe për 0:2 në minutën e 41-të. Në minutën e 56-të, Krejci nga penalltia thelloi fitoren në 0:3. Xhemaili luajti deri në minutën e 72-të dhe ka qenë ndër më të mirët. Bologna është në vend të 14-të me 20 pikë, kurse Pescara  e 19-ta me vetëm 8 pikë të grumbulluara.