Xhihadistja kosovare në Siri dyshohet si terroriste, flet i ati: Dua të ma kthejnë në shtëpi

U fol shumë për Lavdrim Muhaxherin, xhihadistin kosovar, por tani vëmendje po i jepet edhe Qamile Tahirit. Kjo, e dyta sikundër Muhaxheri, nga mediat e huaja po konsiderohet si një nga luftëtaret kryesore në organizatën terroriste ISIS.

Por, këtyre pohimeve të fundit të gazetës ruse Sputnik, nuk iu zë besë Hamzë Ramadani, babai i saj që me çdo kusht e do të bijën 26 vjecare të kthyer në Kosovë.