Xhipin e vjedhur të Beckamit, pas Jankulloskës tani e përdor edhe Andonovi

Zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Brendshme, Oliver Andonov, e shfrytëzon si veturë zyrtare xhipin “BMW X5”, të cilin e ka shfrytëzuar thuajse tërë mandatin, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, mëson agjencia e lajmeve “Meta”, transmeton Portalb. Xhipi në fjalë, është identifikuar se ishte i ish yllit të futbollit David Beckam, të cilit ia kanë vjedhur në Spanjë, ndërkaq më pas është sjellë në vend, ku pas një aksionit policor të njëjtin policia e Maqedonisë e ka konfiskuar.

Se Andonov, e shfrytëzon xhipin si veturë zyrtare, e kanë konfirmuar edhe burimet e brendshme nga MPB të “Meta-s”.

“BMW X5” ngjyrë hiri, dje ishte parkuar përpara Muzeut të VMRO – DPMNE-në, ku Andonov ishte i ftuar në promovimin e edicionit “Faqet e zeza të UDBA-së – Historia që pritet të zbulohet”, në botim të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

Rrëfimi se ish ministrja, Janklloska e shfrytëzon veturën në fjalë për shërbime zyrtare, e cila vetura ishte e ish futbollistit Beckam, u përhap në vitin 2007. Atëherë një pjesë e mediave njoftuan se Beckamit i është vjedhur xhipi në Madrid, ndërkaq më pas nëpërmjet rrugëve kontrabandiste është sjellë në Greqi dhe më pas edhe në Maqedoni. Policia e Maqedonisë, e ka konfiskuar në Dibër, gjatë aksionit policor “Jug”, në të cilën në shënjestër ishin një grup ndërkombëtare kriminale e cila është marrë me kontrabandimin e veturave të vjedhura luksoze, transmeton Portalb.

Pas aksionit, gjatë një kohe, vetura ka qëndruar në depot gjyqësore, ndërkaq më pas Ministria e Drejtësisë ia ka dhënë MPB-së. Me këtë, vetura është bërë pronë shtetërore, ndërkaq ashtu siç shkruanin mediat atëherë, Jankulloska të njëjtën e ka zgjedhur për veturë zyrtare. Megjithatë, as nga MPB, por as nga institucionet tjera, nuk e kanë konfirmuar se a bëhet fjalë mu për xhipin e Beckamit.

Xhipi i Jankulloskës, ishte i përmendur edhe gjatë grindjeve mes ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski dhe VMRO – DPMNE-së, gjatë kohës së mandatit pas Marrëveshjes së Përzhinës, vjet në nëntor. Një pjesë e mediave pro-qeveritare, shkruajtën se Spasovski menjëherë pas ardhjes në kabinet, ka kërkuar vetura luksoze dhe të blinduara. Për këtë, ai dhe LSDM u janë përgjigjur akuzave, duke thënë se vetura që është ndarë nga MPB për ministrin, është pjesë e akuzave të mediave gjatë vitit 2007 të cilat kanë shkruar se Jankulloska përdor xhip të vjedhur.

“Gjendja me këtë xhip do të konstatohet”, qëndronte në reagimin e LSDM-së, kundër mediave pro-qeveritare.