Xhirimet fatale, dy aktorët e filmit aksion humbin jetën pasi hidhen nga helikopteri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë xhirimeve të një filmi aksion indian afër qytetit të Bangalores. Dy aktorët, Anil Kumar dhe Raghav Uday kanë humbur jetën pas hedhjes nga një helikopter, ndërkohë që zhytja nuk ka shkuar sipas parashikimit dhe ndihma drejt tyre ka vonuar.

Xhirimet e filmit po bëheshin pranë rezervuarit të Thippagondanahalli-t në zonën e Bangalores mesditën e së dielës shkruan Corriere.

Së bashku me ta u hodh dhe një aktor i tretë, Duniya Vijay, i cili fatmirësisht shpëtoi. Mediat shkruajnë se autoritetet indiane kanë nisur hetimet rreth ngjarjes dhe për të zbuluar arsyet nuk ishin marrë masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë dy aktorëve.
Sipas policisë vendase dy aktorët nuk kishin veshur jelek shpëtimi gjatë hedhjes nga helikopteri dhe ka dyshime se Anil Kumar dhe Raghav Uday nuk dinin not. Gjithashtu kanë nisur dhe hetimet për producentët e filmit.