Xhoana Nano ju lë “gojë hapur”, ja çfarë bën në mes të Tiranës (Foto)

Gjithmonë ka ngjallur kuriozitet jeta e çiftit Nano, edhe tani që Fatos Nano nuk është më pjesë e politikës.
Herë pas here kur shfaqet në publik me bashkëshorten e tij, meqë ndodh rrallë, ata bëhen objekt kurioziteti.

Të gjithë i komentojnë, sidomos për pamjen, për ndryshimet, pasi vitet kalojnë edhe për ta. Këtë të enjte, paparaci ynë e ka kapur Xhoana Nanon në zonën e ish-Bllokut. Duhet thënë se ajo lëviz vazhdimisht me shofer. Nuk e kemi parë ndonjëherë të nisë një makinë vetë. Dhe sa mëkat, sepse kushedi çfarë kënaqësie mund të jetë të nisësh një makinë fuoristradë “Maserati”, si ky që ka zonja Nano.

Makina të tilla janë superluksoze dhe duket se Xhoana nuk ia ka kursyer vetes këtë kënaqësi. Ndërkohë nuk e dimë nëse po merren me ndonjë punë si çift apo thjesht po shijojnë pushime dhe udhëtime, me “Maserati” ose avionë./ Panorama/