Xiaomi përgatit linjën e re të telefonave

Xiaomi X1 është telefoni i ri, me të cilin kompania kineze planifikon të garojë në treg me konkurrencën siç janë Vivo dhe Oppo.

Linja e re do të ketë personalitet publik si ambasador të brendit.

Përveç zërave, kanë rrjedhë edhe fotografitë e telefonit, si dhe specifikat e mundshme. Xiaomi X1 pritet të ketë dy kamera nga mbrapa (sensor Sony IMX362 ose IMX386), skaje të holla rreth ekranit dhe sensorin e gishtërinjve.

Telefoni vjen me ekran 5.5 inç me rezolucion 2160 x 1080p, procesor Snapdragon 660, 4GB RAM dhe 128GB hapësirë të brendshme, transmeton KosovaPress.