Z Mobile e shpëtoi Valën nga falimentimi

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa nënshkroi sot me drejtuesit e Z-Mobile marrëveshjen e cila shmang pagesën e gjobës prej 32 milionë euro, gjobë e cila iu shqiptua Telekomit të Kosovës nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit në Londër.

Marrëveshja e nënshkruar nga ai dhe drejtori i Z-Mobile, Milot Gjikolli, në prani të pronarit Blerim Devolli, zyrtarizon heqjen dorë të Z-Mobile nga ekzekutimi i shumës prej 32 milionë euro.

Sipas marrëveshjes. Telekomi i Kosovës do të paguajë vetëm shpenzimet gjyqësore të Arbitrazhit, shpenzime të cilat do të saktësohen nga vet gjykata dhe dokumentacioni i shpenzimeve.

Po ashtu me këtë marrëveshje Z Mobile do t’i ipen në shfrytëzim nga Vala shërbimet e 3G dhe 4G dhe 100 mijë numra.

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha se me nënshkrimin e marrëveshjes, kanë shmangur një falimentim potencial të Telekomit të Kosovës.

Sipas tij 2300 punëtorë të Telekomit do ta ruajnë vendin e punës.

Mustafa: Telekomin e shpëtuam nga falimentimi

 

“Mbi 32 milionë euro është shuma e obligimit të Telekomit të Kosovës që e ka ndaj Z Mobile , kjo është me vendim të Arbitrazhit i cili ka qenë një proces pothuajse 2 vite. Me sot i kemi ik edhe një procesi të mundshëm të Arbitrazhit si rezultat i mos zbatimit të këtij vendimi i cili ka mund me pas pasoja edhe më të rënda qoftë për Telekomin e Kosovës për të ardhmen qoftë edhe të vet Z Mobile. Me fjalë të tjera po e them së bashku me menaxhmentin kemi arrit që Telekomin po e them pa mburrje, po një fakt shumë real e shpëtojmë nga falimentimi”, tha Mustafa.

Sipas tij, Telekomi i Kosovës, do të paguajë vetëm shpenzimet gjyqësore, të cilat janë shumë të vogla në raport me shumën e gjobës prej 32 milionë euro. Ai tregoi se Telekomi nuk i kishte mjetet dhe si pasojë do të pësonin mbi 3 mijë punëtorë.

Mustafa: Kanë qenë të rrezikuar 3500 punëtorë

“Sot Telekomi i Kosovës nuk i ka pasur ato 32 milionë euro dhe çfarëdo rrethana tjera ne si Telekom kemi rrezikuar shumë seriozisht falimentimin dhe mospasjes së mundësisë të pagave të 2 mijë e 300 punëtorëve që i kemi 1 mijë e 200 punëtoreve të Postës së Kosovës që janë shumë të lidhur ngushtë me neve në total flasim që kemi 3500 punëtorë”, tha Mustafa.

Gjithashtu sipas tij është shmangur një proces Arbitrazhi të dytë dhe një opinion i keq për vendin, në rast se nuk do të zbatohej vendimi i një Gjykate Ndërkombëtare.

Në ana tjetër, Drejtori i Z-Mobile, Milot Gjikolli, tha se gjëja më e rëndësishme mbeten punëtorët e Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile.

Gjikolli: Z Mobile nuk ka qëllim t’i falimentojë kompanitë

 

“Gjatë viteve kemi pasur një mos respektim të kontratës dhe në mënyrë të rrjedhshme në kontratë është cekur se do ti drejtohemi arbitrazhit . Ju kemi drejtuar Arbitrazhit. Arbitrazhi ka sjell një vendim fuqiplotë të cilin drejtori menaxhues e elaboroi . Në anën tjetre dua të cek se Z mobile është kopani e cila kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë kosovare e assesi të shuaj vendet e punës apo të dëmtoj apo të bjer para falimentimit ndonjë kompani apo Telkeomin e Kosovës ”,tha Gjikolli.

Procesi i Arbitrazhit nga Z-Mobile kundër Telekomit të Kosovës ka filluar para disa vitesh për shkak të mosdhënies së 100 mijë numrave dhe shërbimeve 3G dhe 4G. Të dy palët kanë pretenduar se kishin të drejtë, gjë që çoi në përballje të dy kompanive. Tashmë me këtë marrëveshje Z Mobile do t’i ipen në shfrytëzim nga Vala shërbimet e 3G dhe 4 G dhe 100 mijë numra./ P.Musa/