Zaev: 6 deputetë të VMRO-DPMNE-së i lejuan huliganët të na rrihnin

 

Dy deputetë nga VMRO-DPMNE kanë marrë pjesë në heqjen e profileve të çelikta që shërbejnë për sigurinë e dyerve të Kuvendit, ndërsa katër të tjerët kanë ndihmuar protestuesit se si të shkohet në sallën e konferencave ku ndodheshin deputetët. Këtë po e them në bazë të dëshmive lehtë të dukshme nga të gjithë në. Nuk e di se si mund sot ata deputetë të na shohin në sy, shprehet Zaev në dëshminë e dhënë para Prokurorisë Publike,

“Sot jam këtu si palë e dëmtuar, një nga ata që ishin shënjestër direkte nga turma e protestuesve të dhunshëm, e që kishin për qëllim vrasjen e shumë deputetëve. Dhash deklaratë para prokurorit, duke i thënë të gjithë gjërat që mbaj mend nga ato dy orë e gjysëm të terrorit të ushtruar mbi ne. Besoj se këto gjëra do të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Kemi qenë të sulmuar me tetiva të kamerave, objekte druri, gjësende të forta dhe me kabllo të pajisjeve të ndryshme duke tentuar të na kapnin për qafe dhe si rrjedhojë të na vrisnin”.

Një gjë e di, Parlamenti ka 5 dyer, asnjëra nga 4 dyert tjera nuk është hapur, kjo për shkak se janë të siguruara me profile të çelikut dhe si rrjedhojë nuk mund të hapen nga jashtë. Thjeshtë këto masa të sigurisë, tek hymja kryesore, janë larguar nga kolegët tanë, të cilët madje edhe ju kanë dhënë instruksione se si mund të shkohet më lehtë tek salla ku ishin deputetët. Kjo siç shihet është një plan i menduar mirë më parë nga akterët e lartëpërmendur, tha Zaev në deklaratën e tij para Prokurorisë Publike.