Zaev akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski se po shpërndan nacionalizëm

Maqedonia është dhe do të jetë shtet unitar, ajo është thurrje e dallimeve, shoqëri multietnike që është përparësia jonë, e jo dobësia jonë, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin e djeshëm në Kërçovë. Ai e akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski se po shpërndan nacionalizëm dhe po tenton që ta ndaje popullin.

Të drejtat e banorëve të Maqedonisë janë të barabarta në Kërçovë, në Tetovë, në Gostivar. Të drejtat duhet të jenë të barabarta për të gjithë, të gjithë jemi qytetarë të barabartë të Maqedonisë tonë. Shumëgjuhësia është garantuar me Kushtetutë. Kujt i pengon kjo. Vetëm njerëzit  të cilët nuk kanë çfarë të ofrojnë përhapin nacionalizëm dhe kuazi-patriotizëm. Patriotë më të mëdhenj politikanë në botë janë ata që e kanë bërë të lumtur popullin e tyre, që i kanë sjellë më shumë pasuri në çdo familje, që kanë mundësuar jetë cilësore nga çdo aspekt, punë të shëndoshë dhe të sigurt të gjeneratave aktuale dhe të ardhshme. Po flet për tema të ndjeshme që duhet t`i mbyllim në shekullin XXI. Bota po lufton për ekonominë, për popullin e lumtur. A ka ardhmëri me ndarje dhe shpërndarje. Duhet që bashkërisht, të bashkuar krah më krah edhe maqedonas edhe shqiptar edhe vlleh edhe turq edhe romë të përcaktohemi për demokraci, drejtësi, barazi dhe liri. Në shekullin XXI përsëri po flasim për liri, pasi që kemi politikan të korruptuar. Ndërsa të tillët vetëm me nacionalizëm mund që të mbijetojnë. Duhet ta dinë, dygjuhësia dhe federalizmi nuk shkojnë bashkë, ose njëra ose tjetra”- thekson Zoran Zaev – Kryetar i LSDM-së

Zaev është ndalur edhe në masat ekonomike të platfromës së LSDM-së . Kthimi i TVSH-së qytetarëve do të thotë që nuk do të ketë para për familjen prandaj Gruevski thotë se nuk e kupton këtë ide. Ne do ta dërgojmë në opozitë e prej atje le të shohë se si i kthehen paratë qytetarëve. Unë thashë të gjithë të vërtetën, sulmova drejtpërdrejt në ballë të kësaj qeverie të kriminalizuar sepse ata prekën popullin tim. Hajdeni bashkë të luftojmë për më shumë të holla për cdo familje, për lumturinëe të rinjve, që rinia të mbetet këtu në vendin tonë, tha Zaev  para qytetarëve të Kërcovës. Para banorëve të tubuar foli edhe  u bartësja e listët së LSDM-së në Njësinë e pestë zgjedhore , Radimilla Shekerinska.