Zaev dëshpëron kosovarët: Maqedonia neutrale ndaj pranimit të Kosovës në UNESCO

 

Lideri i Bashkimit Social Demokratik, Zoran Zaev dhe pretendenti për kryeministër të ri të Maqedonisë, ka thënë se gjatë votimit të ardhshëm për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Maqedonia do të jetë neutrale.

I pyetur nga ‘Prva TV’, se si do të votojë Maqedonia mbi pranimin e Kosovës në UNESCO, Zaev është përgjigjur ‘neutral’, transmeton lajmi.net.

Në vitin 2008 qeveria maqedonase mbështeti pavarësinë e Kosovës. Ndërsa në vitin 2015 Shkupi mbështeti pranimin e Kosovës në UNESCO. Në këtë vit kryeministër ishte Nikolla Gruevski.

Zaev ka thënë se është i gatshëm t’i tërheq deklaratat e ‘tepruara’.

Ai ka thënë se në qoftë se ka shkuar ‘shumë larg’ me deklaratat që i bëri kohëve të fundit ndaj pushtetit serb është gati t’i tërheq ato nëse ka lënduar ndjenjat e politikanëve.

Sa i takon padisë për gjenocid të paralajmëruar nga shqiptarët, se a është pjesë e programit të Zaevit ai është përgjigjur “Jo, ata mund të japin çfarëdo deklarate politike”.