Zaev: Do e kthejmë jetën dhe lumturinë në Maqedoni

Karvani opozitar i udhëhequr nga LSDM-ja sonte realizoi miting në Pehçevë dhe Berovë, nga ku kreu i LSDM-së bartësi i listës së kandidatëve për deputet në Njësinë e katërt zgjedhore, Zoran Zaev, tha se ai dhe partia e tij do i kthejnë jetën Maqedonisë. Zaev edhe njëherë theksoi se me ardhjen e LSDM-së në pushtet do të rriten rrogat për qytetarët e Maqedonisë.

”Pensionerë nga e gjithë Maqedonia kërkojnë nga unë që të ketë më shumë punë për rininë. Për ato ska dhibje më të madhe teksa i shohin nipërit dhe mbesat e tyre të pa punë. Ju premtoj se do i punësojmë të rijntë dhe ato nuk do jua harxhojnë pënsionin, deri në fund të mandatit tonë rroga mesatare do të jetë 30 mijë denarë”, tha Zoran Zaev.

Zaev gjithashtu foli edhe për masat që do ndërmarrin për ekonomi më të mirë, për kthimin e parave tek qytetarët dhe për bashkëjetesën në vend.