Zaev: Do të ndryshojë rezultati zgjedhor, mandatet janë 50 me 50

Lidhja Social-Demokratike e Maqedonisë ka mbajtur një konferencë shtypi në selinë e saj, ku ka folur rreth rezultatit te zgjedhjeve dhe çështjeve që vijnë më pas, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai uroi qytetarët për votimin e tyre duke thënë se ”e kemi mundur regjimin dhe se qytetarët zgjodhën jetë në Maqedoni, ndryshimet vazhdojnë, duhet të respektohet shumica e qytetarëve për jetë kundër regjimit, pasi që shumcia votuan për jetë, liri dhe shumicë qytetare.”

Shumica e qytetarëve nuk duan të udhëhiqen nga kriminelët, e bashkuam Maqedoninë, nuk duhet të shlyhet vullneti i shumicës së qytetarëve për ndryshime dhe se Gruevski nuk duhet të formojë qeveri në Maqedoni, pasi që rezultatet jozyrtare i ngatëruan qytetarët.

Ka dallime të rezultateve nga procesverbale ne letër dhe atyre të shpallura nga KSHZ-ja. Në njësinë zgjedhore 6 ka më shumë mandate LSDM-ja, pra numri i mandateve bëhet 50/50. Për parregullsitë e konstatuara do të ngriten ankesa kështuqë pamjen e vërtetë për mandatet do ta japin rezultatet përfundimtare. Qytetarët kanë vendosur se ska vend për politikanë si Gruevski dhe se duan një Maqedoni për të gjithë qytetarët.