Zaev: Është nderë që pas 11 viteve regjim ta formojmë qeverinë e re

Këshilli Qendror i LSDM-së, vendosën unanimisht që të mandatojnë kryetarin Zoran Zaev për mandatar të ri për të formuar qeverinë e re në Maqedoni. Në fjalimin e tij Zaev tha se, është nderë për të që pas 11 viteve regjim të formojnë qeverinë e re, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nderi është i imi dhe i LSDM-së, që pas 11 viteve regjim, fituam mundësinë ta formojmë qeverinë e re demokratike në Maqedoni. Qeveri në të cilën prioritet do jetë interesi i qytetarëve, çdo qytetarë do të jetë në qendër të vëmendjes sonë. U zotuam për jetë më cilësore për gjithë qytetarët, në një shoqëri të drejtë. Gjithçka që kemi bërë deri tani ka qenë sigurimi i shumicës parlamentare”, deklaroi Zaev.