Zaev: Federalizimi është vetëm në kokën e Nikolla Gruevskit

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në tubimin e sontëm që u mbajt në Aerodrom sonte foli për akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për federalizimin e vendit, transmeton TetovaSot.
“Gruevski e shpiku federalizimin. Gruevski është i vetmi në vend që mendon për federalizimin ai dhe askush tjetër. Të jetë punë e pastër. Unë nuk do të lejojë askënd të ndryshojë Kushtetutën e Maqedonisë”, theksoi Zaevi në tubimin në Aerdorom.
Ai më tej tha se Federalizimi është vetëm në kokat e nacionalistëve.
“Unë ju premtoj se Maqedonia do të jetë një shoqëri për të gjithë, shtëpi për të gjithë shoqërinë, për të gjithë në të cilën do ketë drejtësi për të gjithë”, theksoi Zaevi.