Zaev i lutet BDI-së: Mos koaliciononi me regjimin e Gruevskit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev bëri thirrje të gjitha partive që mos të koalicionojnë me Gruevski dhe të respektojnë dëshirën e shumicës, e cila sipas tij, votoi për ndryshime.

Sipas Zaevit, shumica e qytetarëve votuan për jetë, kundër regjimit.

Ai paralajmëroi se LSDM do të dorëzojnë edhe ankesa në KSHZ.

“Kemi komunikim me partitë e vogla shqiptare”, tha Zaev duke shtuar se në këto zgjedhje përveç se kanë fituar regjimin, ata e kanë bashkuar edhe Maqedoninë, njofton Flaka.info.