Zaev: Iku koha e politikanëve të konflikteve

Pavarësisht se partitë politike mohojnë se kanë filluar bisedimet për koalicionime, Alsat sot të filmoi një takim mes liderit të LSDM-së dhe drejtuesve të Lëvizjes Besa tek selia e kësaj partia shqiptare në Shkup. Pas takimit kreu social-demokrat tha shkurt se është normale që partitë politike të takohen në këtë periudhë para formimit të qeverisë.

“Është normale që në këtë periudhë të gjitha partitë politike të takohen njëra me tjetrën. Dhe ne u pamë me këtë parti por do të shihemi edhe me subjekte tjera. Është normale që partitë politike të takohen, s’kam asgjë konkrete për të shtuar dhe për të thënë për opinionin”, tha Zoran Zaev kryetar i LSDM-së.

Alsat-M