Zaev: Ja marrëveshja me BDI-në

Në emisionin Top Tema, kryeministri Zoran Zaev u shpreh se është i gatshëm të mbështesë kandidatin e BDI për komunën e Çairit, sepse vlerëson se është zgjidhje e mirë dhe ka marrë edhe përkrahjen e degës së LSDM-së nga kjo komunë.

“Gjasat janë të larta që me BDI-në të garojmë si koalicion në më shumë komuna, si dhe të marrim përkrahjen e tyre për Bashkinë e Shkupit që në rrethin e parë, e jo të pritet në rrethin e dytë si kalkulim politik”, tha Zaev në Telma.

Zaev theksoi se nuk mund të ndalojë partnerët e koalicionit të kandidojnë ministrat ose zv.ministrat e tyre në komuna