Zaev: Jam i bindur në fitoren tonë në Tearcë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka mbajtur një tubim të fundit në Tearcë të Tetovës në lidhje me rivotimin e ditës së dielë, pra më 25 dhjetor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Jam i bindur se do të korrim fitore të bukur në Tearcë dhe e di se e gjithë Maqedonia do të flasë gjatë për fitoren tonë. Kam ardhë këtu për të ju kërkuar mbështetjen tuaj dhe për të na dhënë mbështetjen që të jua kthejmë me planin me jetë. Do të punoj edhe në emrin tuaj, në emrin e një shteti të madh dhe të fuqishëm.” tha mes tjerash Zaev.