Zaev kokë më kokë me Selën

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sapo ka arritur në Tetovë ku është takuar me Ziadin Selën në selin e LR-PDSH-së,

Siç mësohet Zaev do të bisedojë me Ziadin Selën për formimin e qeverisë dhe hapat e më tutjeshëm për bashkëpunimin e programit qeveritar.

Ndryshe Sela sot para mediave shpalosi se do ta përkrah qeverinë e re, por me rëndësi është që do të ketë qeverisje të ndryshuar.

Sela gjithashtu u shpreh se nuk është i interesuar për të marrë ministra por për të ndryshuar çështjet shqiptare./