Zaev: Listat tona do të jenë të mbushura me intelektualë

Partia opozitare e udhëhequr nga Zoran Zaev, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë asesi nuk i zbulon listat e deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zoran Zaev tha se do të ofrojnë diçka të re që nuk është parë deri tani.

”Do të kemi listë të pasur me intelektualë të njohur. Do të kemi risi që nuk i keni parë deri tani në zgjedhje. Jemi në kontakte intensive me partnerët tanë të koalicionit. Listat do të publikohen të dielën në kongresin e partisë.” tha Zaev.