Zaev: LSDM-ja do të marrë më shumë vota nga shqiptarët se BDI-ja

Kryetari i partisë opozitare në Maqedoni, LSDM, Zoran Zaev, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, premton se nëse fiton partia e tij, do t’u konfiskohet prona të gjithë atyre që përfituan paligjshëm, ndërsa për çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, thotë se ligjet ekzistojnë, duhet vetëm zbatimi i tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Federalizimi është vetëm në kokën e Gruevskit. Kantonizimin që përmend,nuk e di nga i ka rënë në mend, me siguri mendon për konfiskimin. Konfiskimi do të ndodhë në Maqedoni, pas kësaj plaçkitjeje që ndodhi, por uniteti i shtetit garantohet vetëm me ngjeshjen e radhëve, me barazi. Me nacionalizma dhe ndarje të këtilla, uniteti rrënohet”, ka thënë Zaev në pyetjen për federalizimin.

I pyetur se a do të bënte koalicion me partinë e Ali Ahmetit, ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, për shkak se LSDM-ja do të marrë më shumë vota nga shqiptarët se sa BDI-ja.