ZAEV: MAQEDONIA, NEUTRALE RRETH KOSOVËS NË UNESCO-S

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i cili pritet të emërohet kryeministër i Maqedonis , ka deklaruar se Maqedonia gjatë votimit për anëtarësim të ardhshëm të Kosovës në UNESCO, do të jetë neutrale.

Zaev në një intervistë për TV Prva të Serbisë, i pyetur se cili do të jetë qëndrimi i Maqedonisë gjatë prononcimit të ardhshëm për pranimin e Kosovës në UNESCO, ai është përgjigjur me pak fjalë se “Maqedonia do të jetë neutrale”.

Maqedonia e kishte njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, pothuajse një vit pas shpalljes së saj.Kosova më herët kishte dështuar të anëtarësohet në UNESCO për tri vota në fund të vitit 2015.