Zaev: Mbajeni mend, Gruevski nuk merr më shumë se 43 deputetë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë tubimin përmbyllës të fushatës parazgejdhore e mbajti në Komunën e Gazi Babës. Me këtë rast lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha para të pranishmëve se Gruevski edhe pse kërkon 63 deputetë ai nuk do ketë shansë të merr më shumë se 43 deputetë. Sikur edhe në tubimet e kaluara, Zaev premtoi jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, ndihma sociale prej 12 mijë denarëve, shërim pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe ndër të tjerash ai premtoi jetë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallime etnike, pasi siç tha, kjo është luftë e përbashkët e të gjithëve. Zaev premtoi se të gjitha paratë që pushteti i ka vjedhur, të gjitha do t’u kthehen qytetarëve.

“Gëzohu Maqedoni, po vjen jeta, jetë për të gjithë në Maqedoni. Përfundon një kampanjë që lë gjurmë të një lufte, e bashkuar nga të gjitha etnitë, nga të gjitha grupet sociale. Edhe Gruevski e ka të qartë se gjithçka që ka fillim ka edhe fund. Çdokush që do ta kërcënojë popullin tim, do të përgjigjet me dënim me burg dhe këtë nuk do ta fali. Do t’iu tregojmë se si ndërtohet shteti, do t’iu tregojmë se si populli jeton jetë normale. Premtoj ndihmë sociale prej 12 mijë denarëve, premtoj shërim pa pagesë për të gjithë, premtoj jetë evropiane, premtoj jetë të barabartë për të gjithë në Maqedoni. Gëzoheni sepse po fitojmë. Edhe njëherë u dërgoj porosi atyre që frikohen, akujt as një qime nuk do t’i mungojë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.