Zaev: Mjaft më nga ndarjet në bazë partiake dhe etnike

Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja sonte mbajti tubim parazgjedhor në Dibër.

 

Para banorëve të Dibrës dhe të komunave fqinje Qendra e Zhupës dhe Mavrovë Rostushe, fjalim pati lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili duke bërë thirrje që ta japin votën për koalicionin “Për jetë në Maqedoni”, theksoi se do ta bëjë Maqedoninë vend të mirë për jetesë.

 

“Mjaft më nga ndarjet mbi baza partiake e etnike dhe grupe sociale”, tha Zaev.

 

Vendi ynë, theksoi, është në NATO dhe BE, nuk ka alternativë tjetër.


 

Nikollovski: Do të vendosim punë me dy ndrime në institucionet kyçe

Bartësi i listës së kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit në NJZ 3 Lupço Nikollovski sot në takime me qytetarët e Velesit paralajmëroi masa për reforma në administratë, duke theksuar se nuk ka pushime nga puna dhe se institucionet do të punojnë në shërbim të qytetarëve.

Qytetarët, theksoi Nikollovski, duhet ta dinë se më 11 dhjetor e zgjedhin të ardhmen dhe pas paravanit vendosin vetë.