Zaev në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork

Kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork nga data sot deri më 23 shtator.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në përbërjen e delegacionit të Republikës së Maqedonisë do të jenë edhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri pa portofol i obliguar për diasporën, Edmond Ademi.

Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të punës së Asamblesë së Përgjithshme dhe do të ketë fjalim në konferencën tematike “Qeveri e hapur”, me të cilën do të kryesojë presidenti i Francës, Emanuel Makron. është paraparë që kryeministri Zaev të marrë pjesë edhe në shumë panele tematike gjatë këtij tubimi botëror të shefave të shteteve dhe qeverive.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të ketë drekë pune me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, shumë takime të tjera bilaterale, midis të cilave edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini, me kryeministrat e Norvegjisë dhe të Maltës, si dhe me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp.

Në kuadër të vizitës në Nju-Jork, kryeministri Zaev do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e diasporës së Republikës së Maqedonisë në SHBA, si dhe me biznesmenë amerikanë.