Zaev në Bruksel: Maqedonia formon qeverinë e re javën e ardhshme

 

Kreu i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili ndodhet në Bruksel ku është takuar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogherini, ka thënë se Maqedonia do të ketë qeveri të re javën e ardhshme.

“Mund të them se me të gjitha partitë, përveç Besës, jemi shumë pranë edhe për kuadrot. Me Besën jemi ende në bisedime. Do të mundohemi deri në fund të javës të çojmë në Kuvend propozimin për formimin e qeverisë së re”, ka thënë Zaev.

Zaev shtoi se në Bruksel kanë biseduar për projekte rajonale, për përkrahje të projekteve infarastrukturore dhe për hapjen e bisedimeve për disa çështje në interes të të dyja palëve.