Zaev: Në Idrizovë nuk ka as kushte minimale njerëzore

Këtu nuk ka kushte minimale njerëzore për vuajtjen e dënimit”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, pas vizitës së tij në burgun e Idrizovës, së bashku me avokatin e popullit, Ixhet Memeti dhe drejtoreshën ekzekutive të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Urania Pirovska.

Zaev nuk e fshehu dëshpërimin nga kushtet e burgut dhe shtoi se i vjen turp që është kryeministër i një shteti me burg të tillë

“Më vjen turp që jam kryeministër i një shteti me burg të këtillë. Unë jam për ligje për amnisti, shpresoj që sa më shpejtë të futet në procedurë qeveritare dhe kuvendore. Në Idrizovë janë 1800 të burgosur, ndërsa kapaciteti është vetëm për 800 persona”, deklaroi Zaev