Zaev: Në Parlamentin e Maqedonisë do të këndohet vetëm himni maqedonas!

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë me televizionin bullgar BTV, ka treguar për ngjarjet e dhunshme që ndodhën të enjten e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në pyetjen e deputetit BESA, për intonimin e hihmit të Shqipërisë gjatë seancës dhe se kjo është një provokim, Zaev tha se ai personalisht e dënon këtë rast se në parlamentin maqedonas mund të këndohet vetëm himni i Maqedonisë, njofton TetovaSot.

“Çdo gjë që kam është Maqedonia, unë jam maqedonas, prindërit e mi janë maqedonas. Deri më tani në të gjitha mënyrat e mundshme dhe unë dhe kryetarët e partive shqiptare kemi konfirmuar se nuk do të ndyshohet unite. Kjo akuzë është vetëm një justifikim nga ana e VMRO-DPMNE që të mos të dorëzojë pushtetin, sepse kanë frikë nga përgjegjësia penale”, tha Zaev.

Zaev tha se askush nuk dëshiron, po as që mundet ta ndajë Maqedoninë. Ai konfirmoi se kryeministri i ri dhe se me opozitës në ardhmen me VMRO-DPMNE dëshiron të bashkëpunojë.

Ne duhet të bashkëpunojnë për reformat, për qytetarët, tha Zaev.